Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj do të nisë fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit ditën e martë, në datën 18 prill.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Alibeaj përmes një njoftimi në Facebook, ku tton qytetarët t’i bashkohen tubimit që do të mbahet në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë.
Reagimi i Alibeajt:
Të dashur demokrate dhe demokratë, të dashur qytetarë të Tiranës, Partia Demokratike ju fton në çeljen e fushatës për zgjedhjet e 14 majit dhe garën për bashkinë e Tiranës.
Të martën, ora 17.00, në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”.