Minatorët në Angola kanë zbuluar një diamant rozë, i cili besohet të jetë më i madhi i gjetur në 300 vjet.
“Ai është ndër diamantet më të mëdhenj rozë të gjetur ndonjëherë”, tha në një deklaratë Lucapa Diamond Company.
Diamanti 170 karat u zbulua në minierën Lulo, në verilindjen e Angolës. Ai konsiderohet si një nga format më të rralla dhe më të pastra të gurëve natyrorë.
Diamanti do të shitet me tender ndërkombëtar.
