Edhe pse kanë kaluar 11 vite nga vdekja e Michael Jackson akoma sot e kësaj dite vazhdojnë të dalin sekrete për mbretin e popit.
Një libër pritet të botohet shumë shpejt, në të cilin do të paraqiten të dhënat e mbledhura nga ditari i tij.
Sipas ‘Daily Mail’, në libër do të gjenden disa dëshmi, që Michael i kishte lënë përpara se të ndërronte jetë, ku dëshironte të bëhej i pavdekshëm.
Duke menduar se si të mblidhte para, Michael Jackson shkroi në ditarin sekret për mundësinë e mbajtjes së koncerteve në me kompaninë Cirque du Soleil dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me marka të mëdha si Nike.
Gjithashtu raportohet se ai planifikonte të riprodhonte filmat si 20,000 Leagues Under the Sea dhe The 7th Voyage of Sinbad.
“Nëse nuk përqendrohem në filma, s’ka pavdekshmëri,”- raportohet se shkroi Jackson në ditar.
Në shënimet e tij, këngëtari shkruante edhe për frikën që kishte ndaj dikujt që dëshironte ta vriste.
“Kam frikë se dikush po përpiqet të më vrasë mua. Njerëz të këqij kudo. Ata duan të më shkatërrojnë dhe të marrin kompaninë time botuese. Sistemi dëshiron të më vrasë për katalogun tim … Unë nuk po e shes atë”- shkroi ai në ditar.