Pak ditë më parë në media bëri bujë arrestimi i Hermes Nikajt me akuzën e rëndë të shfrytëzimit të prostitucionit.
Sipas hetimeve, Nikaj kishte rolin e tutorit i cili u gjente klinte mikesha të tij të cilat akuzohen për prostitucion. Gjykata ditën e sotme vendosi të dënojë me dy javë burg “Zogun e Tiranës”.
Para gjyqtares Shefkia Demiraj, e cila caktoi 15 ditë burg për Nikajn dhe liroi parukierjen Anjeza Bena (e shoqëruar gjithashtu si e përfshirë në të njëjtën skemë), Nikaj tha se nuk ka shfrytëzuar askënd dhe se gjithçka bëhej me dëshirë.
Gjatë kohës së arrestimit, Zogu i Tiranës është kapur në hotel me një burrë, nga Laçi, i cili sipas burimeve është pronar i një servisi.
Mësohet se 47-vjeçari laçjan që u gjet në të njëjtën dhomë në hotelin “Autostrada” me Nikajn, për të cilin Gjykata ka caktuar 15 ditë burg, është Artur Gjini.
Gjini u arrestua në orët e para të mëngjesit të 24 nëntorit, në të njëjtën dhomë me Hermes Nikajn dhe 20-vjeçaren e identifikuar si Denisa Neli.