Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Zbulohet gjinia/ Ilda Bejleri në pritje të një vajze

19:27 / May 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilda bejleri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pak ditë më parë në media u zbulua lajmi se Ilda Bejleri ishte në pritje të ëmbël. Moderatorja është shkëputur nga ekrani, duke u fokusuar kështu te kjo fazë në jetën e saj.

Ndonëse është munduar që këtë lajm ta mbajë sa më sekret nga publiku, në rrjetet sociale është vënë re se në fotot e fundit, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Burime pranë saj bëjnë me dije se Ilda dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze, që do të vijë në jetë pas rreth 4 muajsh.

Aktualisht Ilda po vijon aktivitetin e saj normal në biznes, por edhe në jetën e saj duke shijuar edhe shtatzëninë e saj. Nga ajo që mësohet, Ilda dhe partneri i saj mezi po presin mbërritjen e vogëlushes së tyre, për të plotësuar kështu familjen.

Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili nuk ka lidhje me botën e medias. Kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur ta ruajë nga sytë e publikut.

Me sa duket, tashmë kjo lidhje është formalizuar dhe së shpejti të dy do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithatë, në rrjetet sociale, vështirë se do ta shohim ndonjëherë partnerin e saj, duke preferuar që ta mbajë atë larg famës që ka. Mbetet për t’u parë nëse Ilda do zbulojë në vijim se kush është djali që ia ka marrë zemrën dhe do e bëjë së shpejti mami për herë të parë. Aktualisht moderatorja duket se po shijon pritjen e ëmbël pasi nuk është e pranishme me është fokusuar këtë periudhë te biznesi i saj, duke iu përkushtuar totalisht punës së saj.

Por, nga ana tjetër, Ilda ka më shumë kohë të presë fëmijën e saj të parë, por edhe të shijojë e qetë historinë e dashurisë, që prej vitesh po ecën perfekt për dy të rinjtë. Për herë të fundit, ajo u shfaq në ekran në 1 janar. Dhe ende nuk ka zbuluar se cilat janë planet e saj për të ardhmen, ndonëse mund të themi se ndoshta rikthimi i saj do marrë goxha kohë. Ildën e kemi parë për vite me radhë me emisione sportive, nga të cilat më pas u distancua.

Ilda Bejleri shtatzene vajze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.