Shumë shpejt në ekranin e “TVSH-së” pritet të nisë programi i njohur i muzikës “Netët e Klipit Shqiptar”, i cili do të sjellë shumë surpriza këtë edicion. Lajmi u bë i ditur disa javë më parë nga faqja zyrtare e spektaklit të muzikës I cili me anë të një postimi ndau disa detaje për të gjithë ndjekësit.
Ndërsa së fundmi është zbuluar dhe juria e këtij kompeticioni. “Netët e Klipit Shqiptar” kanë ndarë në “Facebook” foto të të gjithë anëtarëve të jurisë e cila përbëhet nga emra mjaft të njohur të skenës shqiptare si: Saimir Kumbaro, Stefi Prifti, Hygerta Sako, Armand Peza, Ergys Zhabjaku, Alida Cenaj dhe Suela Bako.
Pjesë e këtij edicioni do të jenë 48 klipe në konkurrim për t’u bërë pjesë e festivalit nga një prodhim i bollshëm klipesh gjatë një viti nga festivali i vjetshëm.