Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet laboratori i pijeve falso, në kërkim kimisti nga Tirana

09:25 / May 5, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pije 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka zbulur në Tiranë një laborator ku prodhoheshin pije të falsifikuara. Këto pije prodhoheshin jashtë çdo standarti që duhet të ketë një laborator i tillë.

Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Dajti”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

– Genc Brahysa, 34 vjeç, banues në Tiranë.

U procedua në gjendje të lirë shtetasja:

– F. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

–  E. M, banues në Tiranë, me profesion teknolog (kimist)

Për këta shtetas, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskues pa liçensë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta shtetas kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të të cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregëtim

– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve

– 1 presë për stampimin e vulave të skadencës

– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontraband)

– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontraband)

– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike

– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 288/a, 178 – 25 të Kodit Penal./TiranaNews/

Laborator pije
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.