3 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi u zbulua një parcelë me kanabis në zonën e Zall Herrit në Tiranë, konkretisht në fshatin Dritas.
Në mesin e personave të arrestuar është dhe një punonjës policie, 27-vjeç, ndërkohë që vendosja e tij në pranga është bërë në bashkëpunim me SHÇBA-në.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. G., 68 vjeç, M. G., 53 vjeç dhe E. G., 27 vjeç (punonjës policie), u referuan materialet për shtetasit L. G., 51 vjeçe, S. G., 67 vjeçe dhe K. G., 54 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. G., A. G., A. G dhe B. G., pasi në vendin e quajtur Dritas, lagjja Parroce, në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike kanabis. E. G. dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Veprimet procedurale u kryhen në bashkëpunim me SHÇBA-në.