Disa vite më parë, Eni Koçi dhe Noizy u përfshinë në një konflikt, çka bëri që marrëdhënia e tyre e mëparshme miqësore të krisej.
Arsyen e këtij sherri e ka zbuluar për herë të parë CEO i Acromax dhe Arkiva Shqip, Aldor Nini, i cili ka rrëfyer se familja e këngëtares ka kërkuar që fitimet t’i merrte Eni dhe jo Noizy.
“Kjo temë ka shumë kohë në 2011-2012. Ka qenë një konflikt mes Eni Koçit dhe Noizyt te kënga ‘Je Gjithçka’. Ata kishin rënë dakord për një ndarje parash dhe familja e Enit nuk ishte më dakord pas një kohe. Gjithçka ishte me kontratë. Presioni nëpërmjet policisë erdhi nga familja e Enit. Ata na kërkonin që t`i paguanim Enit të gjitha të ardhurat, dhe mos t`i jepnim Noizyt pjesën e tij”, u shpreh ai në “Glamour Zone”.