Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zbulohet plani i qeverisë italiane për Gjadrin

12:46 / December 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4756
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të Bashkimit Europian për përshpejtimin e trajtimit të procedurave të azilit për emigrantët e paligjshëm duket se do të ndryshojë situatën edhe në kampin e Gjadrit.

E përditshmja italiane “La Repubblica” shkruan se qeveria e Giorgia Melonit ka vendosur të bëjë ndryshime në mënyrë që në pranverë të vërë në funksion edhe kampin e hapur në Shqipëri. Sipas një plani të Ministrisë së Brendshme italiane, emigrantët nuk do të sillen në Gjadër menjëherë sapo kapen në det të hapur, por do të bëjnë fillimisht një kontroll të shpejtë në qendrat italiane të ngritura për këtë çështje.

Pas miratimit të listës së vendeve të sigurta, në Shqipëri mund të transferohen edhe emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti, që zënë edhe pjesën më të madhe të kërkesave.

Plani i qeverisë italiane është që brenda muajit të përpunohen kërkesat për azil dhe, në rast refuzimi, riatdhesimi do të jetë i menjëhershëm. Do të dëbohen edhe ata persona që do të apelojnë vendimin, ndryshe nga aktualisht kur ky proces e pezullonte automatikisht çdo lëvizje tjetër. Emigrantit që i refuzohet leja e qëndrimit mund të apelojë, por kjo nuk do ta pengojë kthimin, përveçse nëse gjykata vendos pezullimin e dëbimit.

Qeveria italiane synon të miratojë aktin menjëherë në parlament, përpara hyrjes në fuqi të Paktit të ri të BE-së për azilin dhe migracionin, i planifikuar për në qershor të vitit të ardhshëm. Qendra e Gjadrit priti emigrantët e parë në tetor të 2024-ës, por disa vendime të gjykatave italiane e kishin penguar qeverinë t’i vinte ato në funksion të plotë.

gjadrin plani qeverisë zbulohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.