Nevil Dede nuk do humbje për vitin 2020. Trajneri ka kërkuar me ngulm që ekipi të fitojë sfidën me Skënderbeun, për të grumbulluar sa më shumë pikë dhe për t’u ngjitur në krye të renditjes. Aktualisht janë të katërtët.
Tirana pas ndeshjes me Skënderbeun, luan me Kukësin, Teutën dhe Vllazninë, duke luajtur kështu gjithë objektivat e saj. Dede ka kërkuar që skuadra të mos humbasë dhe këtë ua ka bërë të qartë lojtarëve. Jo vetëm për të mos humbur ritmin, por sepse Tirana nëse është në krye mund të bëjë merkato siç ka premtuar presidenti.
Në fakt Halili ka kërkuar nga ekipi që të jetë në krye në fund të fazës 2020-ës, ose të paktën të jetë me pak pikë nga kreu i renditjes. Aktualisht, Tirana është shtatë pikë nga Vllaznia, por pas tre javësh përballet me skuadrën që është në krye të renditjes së Kategorisë Superiore.