Kim Kardashian ka ngritur padi ndaj një kompanie që veshjesh që operon në SHBA. Ajo e akuzon ‘Missguided’ se kanë përdorur imazhin e saj pa të drejtë për të shitur një veshje që është frymëzuar nga vetë ylli i ‘Keeping Up Ëith Kardashians’.
Në padinë e ngritur, Kim përfshin edhe të dhëna të sakta për fitimet e saj nga postimet në ‘Instagram’. Sipas shifrave fillestare ajo ka bërë me dije se fiton nga 300.000 deri në 500.000 dollarë për një postim, por nga verifikimet e mëvonshme është zbuluar se në të vertetë ylli televiziv fiton plot 1 milionë dollarë për një postim të sponsorizuar. Këshilluesit ligjorë e kanë informuar për ndryshimin e padisë me të dhënat e vërteta dhe së shpejti pritet që gjërat të rregullohen. Lajmi u bë i ditur nga ‘TMZ’, të cilët kanë zbuluar githashtu që kompania për të cilën Kim ka ngritur akuzën do pësojë një humbje të madhe nga ky gjyq. Me kalimin e ditëve priten informacione të reja.