Zbardhet shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Regjistri Nacional i Skocisë ka publikuar sot certifikatën e vdekjes të Mbretëreshës Elizabeth II.
Në certifikatën e saj të vdekjes thuhet se ajo ndërroi jetë në ora 15:10 në kështjellën Balmoral të Skocisë, gjatë 8 shtatorit në moshën 96-vjeç – shkak “pleqëria”.
Këtë dokument e ka nënshkruar e bija e saj, Princesha Anne.
Në certifikatën e vdekjes figurojnë edhe emrat e prindërve.
