Java e ardhshme përveçse është java e fundit e qershorit do të jetë mjaft e nxehtë pasi është java e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.
Nga e hëna aksioni i opozitës për bllokimin e zgjedhjeve do të përshkallëzohet, pasi opozita është e vendosur që në 27 bashkitë e drejtuara aktualisht prej PD, LSI dhe PDIU do i drejtohet sërish me shkrese Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te liruar ambjentet e te gjitha qendrave te votimit.
Duke perdorur te njejtin arsyetim si ne rastin e Komisioneve Zonale te Administrimit Zgjedhor,bashkitë e opozitës nuk do të vendosin në dispozicion ambientet e shkollave apo ambiente të tjera publike si qendra votimi. Ata këmbëngulin se zgjedhjet janë anuluar duke iu referuar dekretit të Presidentit.
Por ne rast se komisionet zonale te administrimit zgjedhor jane disa dhjetera pasi ne te gjithe shqiperine jane 99 te tilla; situata me qendrat e votimit eshte me e komplikuar pasi ato jane me mijera, raporton Vizion Plus. Ne te gjithe Shqipërinë diten e zgjedhjeve ngrihen 5,417 Komisione të Qendrave të Votimit dhe nje pjese e konsiderueshme e tyre ndodhet ne ambjentet qe administrohen nga bashkite e opozites.
Per me teper situate komplikohet pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk i ka marre ne dorezim ambjentet e qendrave te votimit te cilat jane nen administrimin e pushtetit vendor.
Pertej hapave qe kane lidhje me bllokimin e pergatitjeve per procesin zgjedhor, PD do te vazhdoje edhe aksionin politik kunder mazhorances. Opozita ka vendosur qe ne cdo takim elektoral qe do te zhvilloje kryeministri Edi Rama do te organizoje proteste; duke ndjekur modelin e Shkodres dy dite me pare.