Zbulohet skenari i Partisë Socialiste për të shmangur bllokimin e seancave të Kuvendit nga Partia Demokratike.
Burimet treguan dhe direktivat që dha kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla për deputetët. Ai theksoi se socialistët do të votojnë rendin e ditës pavarësisht qëndrimit bllokues të opozitës.
“Në seancë plenare, në rast bllokimi nga PD, do të përsëritet i njëjti qëndrim i PS. Do të votojnë rendin e ditës pavarësisht qëndrimit bllokues të opozitës”, mësohet të jetë shprehur Balla.