Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Zbulojeni tani, ja pse njerëzit tërhiqen kaq shumë nga personazhet e këqij

22:06 / January 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
joker2 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qoftë në televizion apo në një film, ne në përgjithësi i duam personazhet e këqij apo negativë. Pavarësisht se sa egoist, i uritur për pushtet apo i babëzitur është një person i tillë, shumë prej nesh janë ende të tërhequr nga ana e tyre e errët, pjesërisht sepse dyshojmë se disa prej tyre mund të kenë një cilësi të mirë në vetvete.

Në fakt, sipas një studimi të ri të Universitetit të Miçiganit, SHBA, si të rriturit ashtu edhe fëmijët raportuan më shpesh se personazhet negativë ishin më të mirë nga brenda sesa që heronjtë, për të cilën mendohet se janë përbrenda të këqij.

“Pra njerëzit besojnë se ka një mospërputhje midis sjelljeve të jashtme të një njeriu të keq dhe vetes së tyre të brendshme, dhe ky është një hendek më i madh për personazhet negative sesa për heronjtë”-thotë Valeri Umsheid, doktorante në psikologji në këtë universitet, dhe autorjakryesor e studimit.

Umssheid dhe kolegët e saj kryen tre studime me 434 fëmijë (4-12 vjeç) dhe 277 të rritur për të përcaktuar se si individët i kuptojnë veprimet antisociale të kryera nga njerëzit e ligj. Ata u përqendruan tek gjykimet e pjesëmarrësve mbi personazhet negativë dhe heronjtë fiktivë të njohur apo të rinj, si Ursula tek “Sirena e Vogël” dhe Udi i “Toy Story”.

Studimi 1 zbuloi se fëmijët i shihnin si shumë negative veprimet dhe emocionet e personazheve të këtij të fundit. Kjo sugjeron se prirja e mirë-dokumentuar e fëmijëve për t’i gjykuar njerëzit si të mirë, nuk e pengon vlerësimin ndaj formave ekstreme të ligësisë sëtyre.

Studimet 2 dhe 3, vlerësuan besimet e fëmijëve dhe të të rriturve në lidhje me karakterin moral dhe veten e vërtetë të heronjve dhe personazheve të këqij, duke përdorur një sërë dëshmish konvergjente, përfshirë mënyrën se si një personazh ndihej së brendshmi, nëse veprimet e një personazhi pasqyronin veten e tyre të vërtetë, dhe nëse kjo e fundit mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Përmes këtyre masave, studimi tregoi se si fëmijët ashtu edhe të rriturit e vlerësonin vazhdimisht veten e vërtetë të personazheve të tilla si jashtëzakonisht të këqij dhe shumë më negativ sesa heronjtë. Njëkohësisht, studiuesit zbuluan një asimetri në gjykime, ku personazhet negative kishin më shumë gjasa sesa heronjtë që të kishin një vetvete të vërtetë që ndryshonte nga sjellja e tyre e jashtme. Umsheid tha se si fëmijët ashtu edhe të rriturit besonin se personazhet si Ursula kishin njëfarë mirësie të brendshme, pavarësisht nga veprimet e këqija apo imorale që kryejnë rregullisht ata. 

njerezit personazhe zbulim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

20:21 / January 30, 2026

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:39 / December 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.