Aurela Hoxha është një nga vajzat e njohura shqiptare, që kuriozon me pamjen dhe sidomos fizikun e saj.
Nga pushimet e fundit të saj në destinacionet përallore të botës, gjatë kohës që ajo shijonte edhe plazhet fantastike, kuptuam edhe njëherë se modelja e njohur shqiptare ka një super trup dhe super linja. Po cili është sekreti?
Kanë qenë fansat që përmes “Ask me a question” i kanë drejtuar një mori pyetjesh, por mes tyre dallojnë ato për trupin, sekretet e të pasurit linja perfekte, palestër, ushqim, dietë, etj.