Udhëzimet që mund të keni marrë gjatë shtatzënisë mund të ketë bërë të kuptoni nëse kanoseni nga ndonjë rrezik apo jo!
Ju e dini se çfarë ju duhet të hani dhe pini, ushtrimet që do t’ju bëjnë të ndiheni rehat për gjendjen në të cilën ndodheni.
Sidoqoftë, ka mjaft gjëra që udhëzuesi juaj duhet të ketë humbur pa ju thënë.
Disa prej tyre janë këtu:
Qëndroni larg aromave të rënda
Aromat e rënda, psh të bojrave mund të kenë impakt për fëmijën. Shmangni thithjen e tyre, veçanërisht në vendet që nuk kanë ventilim të duhur.
Bëni banjo të nxehtë, jo sauna
Është kaq relaksuese të bësh një banjë me ujë të nxehtë. Mirëpo, është kaq e dëmshme të bësh sauna dhe banjo shumë të nxehta. Rritet presioni i gjakut.
Lëngu i frutave mund të mos jetë aq i shëndetshëm gjatë shtatëzanisë
Mund të tingëllojë e çuditshme, por lëngjet e frutave mund të mos jenë të mira gjatë shtatëzanisë për shkak të përmbajtjes së sheqerit në to.Ngrënia e frutave është më mirë.
Të fjeturit me shpinë
Gjumi në anën tuaj të majtë është pozicioni më i rekomanduar gjatë shtatëzanisë. Fjetja në shpinë gjatë mund të ju japë dhimbje shpine, probleme me frymëmarrjen, presion të ulët të gjakut dhe rreziqe të tjera të lidhura. Gjumi nga ana tjetër, ndihmon në rritjen e rrjedhës së gjakut në fetus.
Përdorimi i batanijeve elektrike
Pavarësisht se ndjeni nevojën për një batanije në ditët e ftohta, nuk këshillohët. Nivelet e ulëta të fushave elektromagnetike të prodhuara tek batanijet elektrike mund të jenë të dëmshme për fetusin tuaj.
Produktet për kujdesin e lëkurës
Kimikatet më të rrezikshme që duhet të shmangen gjatë mbajtjes janë acidi salicilik, retinoidët dhe peroksidi i benzilit. Para se të blini produkte kozmetike dhe tualetin tuaj, lexoni përbërësit.
