Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zegjineja makthi i Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


14:42 / June 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zegjine Caushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zegjine Çaushi, deputetja më e re e PS-së ka bërë një tjetër reagim drejtuar kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Këtë radhë, në reagimin e saj deputetja e re i referohet deklaratave të bëra nga Bardhi gjatë një interviste televizive ku u shpreh se nuk kishte ambicie për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Del Gazi i bukri i dheut që mos e paftë syri i keq, me atë zërin e tij tërë ankth, sikur e ndjekin nga pas gjithmonë nja 100 vetë dhe pasi merren me mua, fiksimin e tij të jetës, lëshon një bombë. Nuk e mendoj të bëhem tani kryetar, nuk është ky qëllimi im, por shohim pas 10 vjetësh”, nis komentin e saj Çaushi, e duke ju drejtuar Bardhit thotë se ai i ka djegur mundësitë për këtë post.

“Ky Gazi është i madh, është fantastik, po ku janë këto 10 vjet se ti ke hyrë në fazën finale. Ti i ke djegur të gjitha jetët si në videolojë. Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…”, shprehet Çaushi.

Deputetja socialiste ndalet edhe tek raportet në kampin blu, e veçanërisht sipas saj, marrëdhëniet e doktorit me Bardhin. ”E dëgjon Saliu Gazin tim dhe tërbohet, thotë me vete si ka mundësi që vazhdon ky faqezi, e ka dhe në plan për kryetar. Ky që e urrejnë të gjithë demokratët kudo ndodhen. Ky që si flet njeri me gojë. Ky që vetëm dëm i ka bërë partisë madhështore.

Mendon saliziu dhe sulet në parlament e më kërkon mua. Ku është Zegjineja thotë? Ku është ajo që ta hekuros njëherë Gazin. Më kërkon mua, është thirrje për ndihmë ajo që thotë Saliu. Do ndihmë nga unë, se i është bërë Gazi si zombi nëpër filma. Saliu vrit e Gazi ringjallu e flit çudira. Çfarë hallesh kanë këta të PD-së. Raste për studim komplet janë”, vijon Çaushi, e cila reagimin e saj e mbyll me një “këshillë” drejtuar kreut të grupit parlamentar demokrat. “Gazo mos u mërzit o xhan ti ke parimin, pafytyrësia të mban në treg. Vazhdo siç di ti, faqja sholle”.

View this post on Instagram

A post shared by Zegjine Çaushi (@zegjine.caushi)

Gazment Bardhi Zegjine Çaushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.