Pesë raketa ruse goditën Kievin mbrëmjen e sotme, teksa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ishte në kryeqytetin ukrainas. Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Kjo flet shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale, përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar Kombet e Bashkuara dhe gjithçka tjetër për të cilën organizata përfaqëson.
Kështu që ne kemi nevojë për një përgjigje të përshtatshme dhe të fuqishme.”– u shpreh Zelensky.