Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi sot Perëndimin se nuk ka “guxim” të mjaftueshëm kur vjen puna për të ndihmuar Ukrainën, duke përsëritur kërkesën e tij për të dërguar aeroplanë dhe tanke në Kiev .
Duke folur në një video të re në kanalet e tij të mediave sociale, Zelensky tha se Perëndimi “luan ping-pong për të vendosur se kush duhet të dërgojë avionët”.
“Sot fola me mbrojtësit e Mariupolit. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Vendosmëria e tyre, heroizmi dhe qëndrueshmëria e tyre janë të jashtëzakonshme. Sikur të kishin 1% të guximit ata që për 31 ditë mendojnë si të na dërgojnë avionë dhe tanke”, tha Zelensky.