Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për zbatimin e “një rindërtimi të përgjakshëm të nazizmit”, gjatë fjalimit që mbajti për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore.
“Errësira është kthyer në Ukrainë dhe është bërë sërish bardh e zi. E keqja është kthyer, me uniformë të ndryshme, me slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim”, tha Zelensky.