Forcat ukrainase që po luftojnë në Sievierodonetsk, paralajmëruan për një tërheqje të mundshme, po Guvernatori rajonal Serhiy Haidai se luftimet duhet të vazhdojnë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë ditës së sotme se mbrojtësit e qytetit të Sievierodonetskut po u shkaktojnë humbje të mëdha trupave ruse, gjatë asaj që ai e quajti, një betejë shumë të ashpër e tejet të vështirë.
“Fati i Donbasit vendoset atje“, tha Zelensky.
Sievierodonetsku u bë kryeqyteti administrativ i rajonit pasi qyteti i Luhanskut u pushtua nga separatistët, në vitin 2014.
Si ky qytet, ashtu edhe Lysychansku, ndodhen nën trysninë e forcave ruse në lindje, veri dhe jug, dhe janë ndër disa qytete të Luhanskut, që vazhdojnë ende të rezistojnë.