Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit në Hagë bëri thirrje që të respektohet liria, drejtësia dhe paqja. Ai tha se rreth 6,139 krime lufte janë kryer vetëm nga rusët në prill, dhe se 207 civilë kanë humbur jetën nga këto krime përfshirë 11 fëmijë.
Ai tha se kjo luftë ishte padrejtë ndaj brezave të ardhshëm dhe se nuk mund t’i lëmë ata me probleme që nuk mund t’i zgjidhin. “Gjykatat në Ukrainë do të bëjnë të pamundurën që të gjithë personat që kanë kryer krime të mbajnë përgjegjësi”,-theksoi Zelensky duke falënderuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Zelensky falënderon sërish lidershipin politik holandez që kanë mbështetur Ukrainën në këtë rrugë. Presidenti ukrainas tha se kjo do të ishte lufta e fundit në Ukrainë, duke mbyllur fjalimin me sloganin e tij tashmë të njohur “”slava Ukraini”, që do të thotë “lavdi Ukrainës”.