Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Zelensky: Nxjerrja e ushtarëve të gjallë nga fabrika e çelikut është arritur, tani është faza e dytë, për t’i sjellë ata të gjallë në shtëpi

22:59 / June 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zelenky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se mund të ketë më shumë se 2 500 të burgosur nga fabrika e çelikut “Azovstal” në Mariupol, tashmë  të ndaluar në rajonet Dontesk dhe Luhansk në Ukrainën Lindore.

Gjatë një interviste për mediat në Kiev, Zelensky tha se në lidhje me trajtimin e këtyre të burgosurve, duke përfshirë synimin për të mbajtur të ashtuquajtur ‘gjykatë publike’, planet ruse po ndryshonin vazhdimisht. 

Zyrtarët në Republikën Popullore të Donetskut kanë folur për vënien në gjyq të disa mbrojtësve të Azovstal, ku ata dyshohet se kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut në Ukrainë.

I pyetur nëse mendonte se të burgosurit po torturoheshin, Zelensky tha se ishte i bindur se nuk ishte në interes të palës ruse, sepse ata janë “të burgosur publikë” gjendja e të cilëve monitorohet nga komuniteti botëror.

Zelensky tha se faza e parë e operacionit , nxjerrja e ushtarëve të gjallë nga Azovstal,  ishte arritur.

“Sot është pjesa e dytë, për t’i sjellë ata të gjallë në shtëpi,” tha ai. 

“Ne e dimë se çfarë mund të bihet dakord me rusët, ne e dimë këtë çmim. Ne e dimë se atyre nuk mund t’u besohet,” tha Zelensky.

Duke iu kthyer situatës në Ukrainën lindore, Zelensky tha se situata ishte e vështirë. 

“Ne po mbajmë pozicione në drejtimin Severodonetsk. Ka më shumë prej tyre (rusët), ata janë më të fuqishëm, por ne kemi çdo shans për të luftuar në këtë drejtim. Sa i përket Zaporizhzhisë, situata atje është më kërcënuese sepse një pjesë e rajonit është e pushtuar dhe armiku vazhdimisht dëshiron të pushtojë Zaporizhzhinë”, tha Zelensky.

fabrika ushtaret zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.