Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mbrëmë priti në një takim kantautoren ukrainase Jamala, fituese e “Eurovision Song Contest 2016”, e cila do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ngjarje kulturore dhe për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë. Nga ana artistike, ajo është zëri më i fortë që kudo po kërkon mbështetje për Ukrainën.
E rëndësishme për Zelenskyn, është që populli të kalojë këtë dimër pa probleme, duke pasur parasysh se ka mungesë në energji dhe ushqime.
“Për ne është e rëndësishme të kalojmë këtë dimër. Ne mund të fitojmë dhe po fitojmë. Por pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lider në mbështetjen e Ukrainës, e cila do të na duhet në të ardhmen, do të kishte qenë shumë e vështirë për ne”.