Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Stamboll ku do të ketë një takim me homologun turk Recep Tayyip Erdogan përpara samitit të NATO-s në Vilnius më 11 dhe 12 korrik. Këtë e ka bërë të ditur gazeta proqeveritare turke Sabah.
Të dy liderët do të zhvillojnë bisedime dypalëshe. Ata pritet të diskutojnë mbi zhvillimet e fundit të luftës, si dhe iniciativën e grurit të Detit të Zi.