Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u kërkoi trupave të tij të mbajnë më shumë të burgosur lufte, duke thënë se kjo do ta bënte më të lehtë sigurimin e lirimit të ushtarëve të mbajtur nga Rusia.
“Falënderoj të gjithë të përfshirë në këtë sukses dhe falënderoj gjithashtu të gjithë ata që plotësojnë fondin tonë të këmbimit, që sigurojnë kapjen e armiqve. Sa më shumë të burgosur rusë të kemi, aq më shpejt do të jemi në gjendje të çlirojmë heronjtë tanë. Çdo ushtar ukrainas, çdo komandant i vijës së parë duhet ta kujtojë këtë”.