Zyrtarët ukrainas thonë se presidenti Volodymyr Zelenskyy u ka mbijetuar mbi 12 atentateve ruse që nga fillimi i shkurtit të vitit të kaluar.
Sipas regjisorit dhe autorit Chris Whipple, të paktën dy përpjekje u penguan falë inteligjencës amerikane që shefi i CIA-s, Bill Burns, ndau me Zelenskyn gjatë vizitës së tij në Kiev.
Në një kopje të librit të Whipple që e posedonte the Independent, Whipple shkroi se Burns shkoi në Kiev për të “zbritur Zelenskyn në realitet”. Biden ngarkoi kreun e CIA-s që t’i detajonte Zelenskyy komplotet ruse.
“Kjo tërhoqi menjëherë vëmendjen e Zelenskyy. Ai u befasua, u kthjellua pas atij lajmi”, thuhet në libër.