Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadorin e Kievit në Gjermani, si dhe disa të dërguar të tjerë të lartë.
Në një dekret që nuk jepte asnjë arsye për këtë veprim, ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari. Nuk është e qartë nëse diplomatët do të marrin poste të reja.
Zelenskyy u ka kërkuar diplomatëve të tij që të marrin mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Marrëdhëniet e Kievit me Gjermaninë, e cila është shumë e varur nga furnizimet ruse me energji, janë të ndjeshme.