Dhurata Dora solli në muajin prill bashkëpunimin e saj me reperin algjerian Slooking “Zemër”, e cila është pëlqyer shumë nga publiku brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe është kthyer në një hit vere.
Jo vetëm kaq, mbrëmjen e djeshme Dhurata nëpërmjet një postimi në Instagram na tregon se me këngën “Zemer” ka marrë çmimin ‘Gold Internationals’ për numrin e lartë të klikimeve.
Aktualish bashkëpunimi numëron 198 milionë klikime në Youtube.