Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Raportojnë mes rrezikut’/ VOA: Ja sa gazetarë humbën jetën në Ukrainë

22:40 / May 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 d4589c2625553a5da14dd94a804b8b871
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qëkur Rusia nisi agresionin në Ukrainë, të paktën 23 gazetarë kanë humbur jetën, sipas një organizate gazetarësh.

Të paktën, shtatë prej tyre u vranë në detyrë, thotë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Lufta në Ukrainë ka lënë mijëra të vdekur. Mes tyre janë të paktën 23 gazetarë, disa prej të cilëve janë vrarë, ndërsa mbulonin luftën, sipas Unionit Kombëtar të Gazetarëve në Ukrainë.

“Profesionistët e medias janë drejtpërdrejt në shënjestër të forcave sulmuese. Këtë e vërteton vdekja e kolegëve tanë, fotoreporterit Maksim Levin, Alexandra Kuvshinovës nga ‘Fox News’ dhe të tjerëve. Këtë e vërteton dëshmia e atyre që patën fatin të mbijetojnë. Makina e një fotoreporteri zviceran kishte shenjat e medias, e megjithatë kjo nuk i pengoi forcat ruse ta qëllonin, grabisnin, t’i merrnin pajisjet dhe paratë”, tha për “Zërin e Amerikës”, Sergiy Tomilenko i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.

Gazetarja Oksana Baulin u vra nga një goditje me raketë pranë një qendre tregtare në Kiev, ndërsa ishte në detyrë.

E njëjta qendër tregtare ishte bombarduar nga forcat ruse një ditë më parë.

Kolegu i saj Anton Naumliuk kujton incidentin: “Aty kishte vetëm punonjës të ndihmës së shpejtë, gazetarë dhe disa kalimtarë”, tha ai për VOA-n.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, është e vështirë të provohet se gazetarët dhe personeli i medias po vriten si kundërpërgjigje ndaj raportimit të tyre.

“Mund të themi vetëm nëse gazetarët janë vrarë ndërsa ishin duke raportuar apo duke bërë punë të lidhur me gazetarinë. Kështu, mund të themi se të paktën shtatë gazetarë, vdiqën teksa po raportonin; ata punonin si gazetarë kur ndodhi. Por ka shumë raste të tjera që duhet të hetohen”, thotë Carlos Martínez de la Serna i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Ai pranon se gazetarët po rrezikojnë, por thotë se ata po luajnë një rol jetik në dokumentimin e agresionit rus: “Ata po sjellin dëshmi të agresionit të tmerrshëm. Gjithashtu po dokumentojnë, po lënë dokumente të qarta për brezat që do të vijnë, për të pasur një dëshmi të asaj që ndodh”.

Anastasia Stanko kishte punuar me fotoreporterin Maksim Levin, i cili u vra në Ukrainë në mars. Ish-kryeredaktorja thotë se, falë materialeve foto dhe video, bota e sheh luftën ashtu siç është.

“Disa nga gazetarët qëndruan në qytetet e pushtuara, në qytete të rrethuara. Ata po përpiqen të dërgojnë informacion nga ato zona, për të shpëtuar njerëzit”, shtoi ajo.

Edhe pse disa gazetarë kanë humbur jetën dhe janë arrestuar, qindra të tjerë mbeten në rajon, duke informuar për luftën në Ukrainë.

gazetare Lufta ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.