Kandidati i Partisë Socialiste, Safet Gjici, gjatë takimit me banorë të fshatit Bicaj, iu prezantoi programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Në fokus është asfaltimi i rrugëve, rikonstruktimi i shkollave, mbështetja për turizmin dhe për sektorë si bujqësia dhe blegtoria.
“Rehabilitimi i rrugëve të brendshme i të gjithë fshatrave të njësisë Bicaj. Rehabilitimi i shkollës së mesme “Bajram Avdiu”. Rehabilitimi i qendrës së fshatit Bicaj. Mbështetje për agroturizmin 3 vitet e para. Nuk do marrë asnjë taksë bashkia për të gjithë ata investitorë, fermerë që kanë interes të bëjnë bujtina apo komplekse turistike”, tha ai.