Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zëvendës Presidentja e Bullgarisë, Iliana Yotova, interesohet për banorët e Gollobordës

20:55 / September 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bullgaria1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e Gollobordës në rrethin e Bulqizës kanë lidhje të forta me Bullgarinë. Shumë prej tyre janë pajisur me pasaporta bullgare dhe kjo u ka shërbyer atyre për të udhëtuar drejt vendeve të tjera të perëndimit.

E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Festime Mjeshtri zëvendës Presidentja e Bullgarisë, Znj. Iliana Yotova u takua sot me banorët e Ostrenit, në këtë trevë kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Mjeshtri tha se i uruam mirëseardhjen në Ostrenin e Madh zëvendës Presidentes së Bullgarisë, Znj. Iliana Yotova, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ashtu siç komuniteti i Ostrenit di të presë.

“Gjatë këtij takimi, vlerësova bashkëpunimin e ndërsjelltë me Bullgarinë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si dhe jemi të vendosur ta thellojmë edhe më tej këtë bashkëpunim të frytshëm. Kjo është në dobi të qytetarëve dhe përforcimit të lidhjeve mes dy vendeve tona”, theksoi kryebashkiakja e Bulqizës.

Gjatë këtij takimi miqësor është diskutuar në lidhje me mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në shumë drejtime, përfshirë arsimin dhe kulturën.

“Ne, tha Mjeshtri, shprehëm vullnetin tonë për të implementuar programe të përbashkëta kërkimore, trajnime si dhe për të fuqizuar departamentet që ofrojnë mësim në gjuhën shqipe dhe bullgare. Ky është një hap i rëndësishëm për të promovuar kulturën dhe gjuhën tonë dhe për të forcuar marrëdhëniet dy palëshe”.

Zëvendës Presidentja e Bullgarisë, Znj. Iliana Yotova ka bashkëbiseduar me banorët e kësaj zone dhe është interesuar për shqetësimet e tyre, duke premtuar se Bullgaria do t’i mbështesë edhe në të ardhmen.

2 bullgari

ostrenit takohet yotova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.