Myslim Murrizi deklaroi se Lulzim Basha edhe pse u shpall “i vdekur” nga KAS ende rezulton të jetë i gjallë politikisht.
Ish-deputeti demokrat, gjatë një interviste në “Top Talk”, u shpreh se Alibeaj nuk do të sigurojë as 1% të votave të qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit.
“Alibeaj është një rast grotesk, Basha u shpall “i vdekur” nga KAS dhe rezulton i gjallë politikisht. Kjo tregon se ti pranon vetë që nuk ke realisht fuqinë e opozitës reale në Shqipëri, e zëmë se po biem dakord ky vetë nuk do ngelet i prerë në besë nga kandidatët? Në Tiranën kujt i ka premtuar që do jetë kandidat, cilët janë kandidatët e kësaj partie? Basha zyrtarisht figuron si kryetar i asaj partie që është shumë në minorancë me gjasa nuk do kalojë as 1%. Ai nuk mundet, nuk është mbledhur asnjë forum, ai nuk është zgjedhur, ai është si rasti kur ikte brigadieri në dasmë të shtunën vendoste zv brigadierin”, u shpreh Murrizi.