Pak momente më parë nisi edhe raundi i katër për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, ku kandidatura e vetme e propozuar nga mazhoranca është ajo e kreut të LSI-së, Ilir Meta.
Pas verifikimit të kuorumit 88 deputetë do të jenë pjesë e votimit.
Ndërsa komisioni i verifikimit të procesit do të jetë Musa Ulqini, Sekretar dhe Vangjel Tavo anëtar, Arben Ristani anëtar.
Në mungesë të opozitës Ristani nuk do të jetë pjesë e komisionit.