Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman aktualisht ndodhet në qytetin e Vlorës, ku po monitoron procesin e numërimit atje.
Në një prononcim për mediat, Norman ka theksuar se procesi është duke vijuar dhe nuk ka preferuar të japë një vlerësim.
Ai është shprehur që për momentin e rëndësishme t’i jepet mundësi numëruesve që të bëjnë punën e tyre.
“Procesi vijon dhe s’mund të jap vlerësim tani. Tu japim mundësi numëruesve të bëjnë punën e tyre”, u shpreh Norman.
Ditën e djeshme, e cila përkonte dhe me ditën e zgjedhjeve në Shqipëri, Duncan Norman ishte në Elbasan, ku monitoroi procesin dhe nxiti njerëzit të dilnin masivisht për të votuar.