Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

21:19 / March 25, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Baze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Sali Berisha sot ka kërkuar një inventar sendesh fizike nga KQZ për rizgjedhjen e tij pa garë në krye të PD më 23 maj. Pasi ka përjashtuar çdo njeri që tenton të kandidojë për kryetar, edhe pse nuk e rrezikon, ai tani po kujdeset të marrë hua materiale fizike nga KQZ si kuti, dhoma të fshehta, kode sigurimi etj.

Edhe pse është shumë cinike që të bësh sikur po bën zgjedhje, pasi nuk ke lënë asnjë në garë, kërkesa e Berishës për t’iu drejtuar KQZ është një rast i mirë për të diskutuar mbi një nga problemet më të rënda të pluralizmit politik në Shqipëri, që është mungesa e përhershme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme brenda partive.

Ata që akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje votash këtu e 35 vjet, në fakt problemin më të madh e kanë se nuk bëjnë kurrë zgjedhje brenda partisë së tyre.

Për këtë arsye, në reformën zgjedhore në Shqipëri, vëmendja duhet kushtuar tek demokratizimi i partive brenda tyre, duke u imponuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të certifikuara nga një institucion i pavarur si KQZ.

Kjo duhet të pasqyrohet në ligj. Të gjitha problemet e deformimit të demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri kanë ardhur nga mosreformimi i brendshëm i partive dhe nga fakti që partitë uzurpohen nga liderë që nuk lejojnë të votohet.

Partia Socialiste është e vetmja parti që në vitin 1999 ka bërë zgjedhje reale brenda saj, me një garë që i dha asaj kartën e reformimit dhe shkëputjes përfundimtare nga Partia e Punës, por nevoja për një garë të re do të lindë shpejt, kur socialistët të ikin nga pushteti. Dhe nuk besoj se janë më kushtet e vitit 1999 që mund të përsëritet ai spektakël.

Për këtë arsye është e nevojshme që në ligjin për partitë politike të përcaktohen qartë dy kritere. E para, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme brenda partisë, duke ia kaluar këtë kompetencë KQZ, siç bën me zgjedhjet parlamentare. Është më mirë të shtojmë ca fonde për KQZ që të certifikojë zgjedhjet sipas ligjit dhe statutit të partive, për të parë popullaritetin real të çdo lideri brenda partisë, sesa të heqim dorë nga liderët e zgjedhur dhe t’i dëgjojmë pastaj të na japin leksione për humbjet dhe fitoret në zgjedhje.

Konkretisht, nëse Berisha ka nevojë për KQZ sot, nuk ka nevojë për kuti apo dhoma të fshehta, por për KQZ, e cila në bazë të statutit të Partisë Demokratike organizon zgjedhjet. Nëse do të ndodhte kjo, sot i përjashtuari i parë nga gara do të ishte Sali Berisha në bazë të “nenit Basha” që ka vendosur vetë në statut, ku atij i ndalohet rikandidimi. Pra ai është i vetëpërjashtuari i madh dhe i vetëm në PD nëse zgjedhjet do t’i bënte KQZ.

Por në vend që t’i bëjë KQZ, ato bëhen me mjetet e KQZ, por jo me rregullat e KQZ. Dhe ky është një cinizëm i madh, nga i cili prej 35 vitesh Shqipëria nuk shpëton dot. Ashtu siç nuk shkëputet dot Sali Berisha nga karrigia e PD. Fiks sepse nuk lë të votohet brenda partisë.

beje duhet KQZ kutite Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

19:21 / March 27, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

20:55 / March 26, 2026

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Në 2025 i kërkova Berishës të mos kandidonte ai për kryeministër, por unë! Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund 100%

19:55 / March 25, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

21:19 / March 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.