Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi del me njoftimin e fundit ndaj bashkive

22:03 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celibashi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dërguar një letër bashkive të vendit ku u kërkon që të informojnë institucionin mbi vendet e caktuara për vendosjen e materialeve propagandistike. Në letër kërkohet që bashkitë të publikojnë menjëherë në faqen e tyre elektronike vendet ku do të vendosin materialet propagandistike, duke theksuar se kanë kohë vetëm dy ditë.

“Brenda dy ditëve nga marrja e kësaj shkrese ju lutem të dërgoni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e vendeve të lejuara për afishimin e materialeve propagandistike për fushatë zgjedhore. Kjo listë dhe vendimi përkatës për caktimin e këtyre vendeve duhet të publikohet menjëherë në faqen elektronike të institucionit tuaj”- thuhet në njoftim.

Më tej, kërkohet gjithashtu heqja e materialeve të mëparshme propagandistike të vendosura nga partitë politike në fushatat e mëparshme elektorale. Në rast se bashkitë nuk respektojnë detyrimet dhe afatet e përcaktuara në shkresën e firmosur nga Celibashi, përbëjnë shkelje të pikës 1 të nenit 17 të Kodit Zgjedhor.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryekomisioneri  i zgjedhjeve, Celibashi  u la dy ditë kohë partive politike që në materialet propagandistike që vendosin të jetë mbishkrimi “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”, duke caktuar emrin e subjektit zgjedhor që e ka vendosur.

KQZ 1
KQZ1

bashki Celibashi Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.