Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet e 14 majit/ Zbardhet deklarata me 6 pika e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Berisha: PD është vetëm një

22:43 / March 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme u mblodh Këshilli Kombëtar i thirrur nga Berisha, i cili vendosi që kandidatët për kryebashkiakë të dalë nga “Primaret” do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit me koalicion.

Ndërkohë në mbledhjen e mbajtur këtë të diel, Këshilli doli me një deklaratë me 6 pika, ku rendit vendimet e marra. Në deklaratë thuhet se Partia Demokratike është vetëm një dhe parti e anëtarëve të saj.

Teksa i bëhet thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike në deklaratë thuhet se: “Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë”.

Në deklaratën e Këshillit Kombëtar theksohet se Partia Demokratike dënon Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, të cilët i konsideron si pengje të Edi Ramës dhe instrumenta të tij në vendimin e “Apelit” për “vulën” e PD-së.

Deklarata e Këshillit Kombëtar të PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023, analizoi gjerësisht gjendjen politike në vend në tërësi, dhe veçanërisht vazhdimin e skenarit armiqësor ndaj Partisë Demokratike nga Edi Rama dhe shteti i tij monist. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

  1. Partia Demokratike është vetëm një! Ajo është parti e anëtarëve të saj! Ajo është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë!
  2. Vendimi gjyqësor i Edi Ramës për të përjashtuar Partinë Demokratike nga zgjedhjet konfirmon tmerrin e tij nga opozita e vërtetë dhe planin e tij për të zhbërë opozitën, konsolidimin e monizmit të bazuar në vjedhjen, drogën, krimin. Ky plan ka dështuar dhe sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë!
  3. Partia Demokratike dënon gjithashtu Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, pengje të Edi Ramës, që ishin instrumenta të tij, në vendimin e tij antikushtetues.

Partia Demokratike në betejën e saj me monizmin, është sot forcë politike më e fuqishme, më e përgatitur se kurrë për të hyrë në zgjedhje dhe për t`i fituar ato. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë, ne përfaqësojmë aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë si e gjithë Evropa!

  1. Ne u bëjmë thirrje të gjithë demokratëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike të cilët janë votuar nga anëtarësia, në procesin më transparent dhe më fisnik, më të civilizuar që ka njohur Shqipëria. Kështu u shërbejmë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve!
  2. I bëjmë thirrje shqiptarëve të mbështesin kandidatët e Partisë Demokratike si e vetmja mundësi për të ndryshuar Shqipërinë!
  3. Partia Demokratike fton demokratet dhe demokratët, mbështetësit tanë të vazhdojmë revolucionin tonë paqësor demokratik gjer në shpëtimin e Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës!

Zyra e Shtypit dhe Komunikimi, Partia Demokratike

keshilli kombetar Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.