Ilir Beqaj, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, në një intervistë për Report TV tha se në Shkodër PS synon 4 mandate.
Depueti tha se PS me 25 Prill kërkon që të marrë më shumë vota në bashkitë e qarkut Shkodër, të cilat i drejtojnë aktualisht.
‘Aty ku drejtojmë bashkitë, synojmë të marrim më shumë vota. Aty ku jemi më të avantazhuar, do të punojmë më shumë që të arrijmë një rezultatet edhe më të lartë. Në bashkinë e Shkodrës vazhdojmë të synojmë që të konsolidojmë rezultatet.’- tha Beqaj.