Analisti Frrok Çupi u shpreh se PD hynë në parlament si një grupim që nuk e do ligjin.
Çupi u shpreh në Politikon: “Unë shpresoj se te PD nuk do të shkaktohen sëmundje aq sa parashikohen. PD hynë në parlament si një grupim që nuk e do ligjin. Do ta ketë shumë të vështirë si një parti shtetndërtuese, se problemi është përtej pandemisë.
Ne zbatojmë politikën korrekt dhe për ligjin. Ne ecim me parullën bëjmë çfarë do populli. Ecim me të njëjtën mendësi si ajo e shoqërisë civile. Nëse në demokraci shkojmë kështu, atëherë demokracia thyhet, se kjo e fundit është ligj.”