Ilir Meta shprehet se më 14 maji duhet të jepet një mesazh i fortë ndryshimi.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë shprehet se një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet moshës së tretë.
“Me zgjedhjet e 14 Majit të japim një mesazh të fortë të ndryshimit, të japim një mesazh të fortë të një qeverisje njerëzore dhe një qeverisje njerëzore pa një kujdes të veçantë për moshën tuaj, për moshën e tretë, për nënat dhe baballarët tanë nuk mundet që të ketë”, shkruan Ilir Meta, duke shgtuar se “ata kanë dhënë shumë për të gjithë ne, sot është koha që ne të kujdesemi për ta”.