Në zgjedhjet e së dielës ndonëse pa opozitën reale përballë, PS nuk ka arritur që të jetë forcë e parë në të gjitha bashkitë e vendit. Në dy prej tyre, në Pukë dhe në Finiq socialistët kanë dalë forcë e dytë. Në bashkinë e Pukës forcë e parë ka dalë Partia Kristian Demokrate që më parë drejtohej nga Mark Frroku, ndërsa në Bashkinë Finiq forcë e parë doli MEGA e minoritetit grek.
Bashkia Pukë
PKD – 29.32 për qind
PS – 27.6 për qind
Bashkia Finiq
MEGA – 40.6 për qind
PS – 34.5 për qind