Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Zgjedhjet janë prapa dere”, lëvizjet e opozitës pas protestave dhe djegies së mandateve

09:11 / February 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha me gazetaret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të vijojnë tashmë me protesta në mbarë vendin, pas dy protestave të mëdha të zhvilluar në Tiranë, pasoja e të cilave ishte vendimi ekstrem i deputetëve të opozitës për të djegur mandatet e tyre në Parlament.

Opozita tashmë kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që në mbledhjen e Kryesisë së një dite më parë Basha tha se po hartohet kalendari i protestave në të gjithë vendin.

Sipas Bashës, Kolegji i Kryetarëve dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të marrin vendimet përkatëse të organizimit, të kalendarit, të datave, të mobilizimit mbarëqytetar për të vazhduar protestat mbarëpopullore për largimin e Maduros së Ballkanit”, deklaroi kreu i PD-së. Partia Demokratike nuk do të veprojë e vetme, por përmes shtabeve politike do të bashkëpunojë në nivel qendror e lokal me partitë e tjera opozitare. PD-ja do të përgatitet për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet vendore, të cilat sipas Bashës mund të jenë në të njëjtën kohë me ato parlamentare.

“Është marrë një vendim i rëndësishëm për ngritjen e shtabeve politike dhe organizative, në nivel qendror dhe lokal, të cilat, në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës së bashkuar, do të bëjnë të mundur përparimin me këtë kalendar pune dhe organizimin e protestave të fuqishme mbarëpopullore në të gjithë territorin e vendit. Janë marrë edhe vendime të tjera që kanë të bëjnë me fuqizimin e organizimit të Partisë Demokratike, në funksion edhe të synimit tonë, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe paraqitjes me kandidaturat më të denja të PD-së në këto zgjedhje, natyrisht edhe në zgjedhjet e tjera vendore”, deklaroi kreu i PD-së.

mandateve protestave Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.