Për zgjedhjet lokale të 14 majit, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë dorëzuan dokumentet për pjesëmarrjen plot 21 parti.
“Janë 21 bashki të cilat nuk kanë sjellë asnjë informacion mbi njoftimin e zgjedhësve në KQZ edhe pse ua kemi kërkuar vazhdimisht. Në lidhje me kërkesat e partive politike, deri tani kanë paraqitur kërkesën për t’u regjistruar 21 parti politike”,-tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Sa i takon shpërndarjes së fondeve për Partitë Politike, Celibashi tha se do të bëhej pas datës 31 mars. “Nuk ka asnjë lidhje me çështjen e lidershipit të PD, do bëjmë shpërndarjen e fondeve pas datës 31 mars që është data e fundit kur partitë politike duhet të sjellin raportin e tyre financiar për vitin 2022”,-shtoi ai.