Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet lokale: 5 deputetë të PS drejt dorëzimit të mandateve

21:09 / May 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Deputetet e PS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste shpall të shtunën 61 kandidaturat për kryetarë bashkie në të gjithë vendin. 5 deputetë të mazhorancës kanë hequr dorë nga mandati i deputetit për të qenë zyrtarisht kandidatë për kryebashkiakë.

Partia Socialiste shpall të shtunën 61 kandidaturat për kryetarë bashkie në të gjithë vendin.

Por teksa ende nuk dihet e gjithë lista e kandidatëve që PS do shpallë për këto zgjedhje lokale, në radhët e saj kandidatët që kanë marrë aprovimin nga lideri socialist kanë nisur përgatitjen për të marrë pjesë në zgjedhje, edhe pse PD dhe LSI kanë vendosur të bojkotojnë procesin zgjedhor

5 deputetë të mazhorancës pritet të heqin dorë nga mandati i deputetit për të qenë zyrtarisht kandidatë për kryebashkiakë.

Pesë deputetët që do të braktisin Kuvendin për një tjetër sfidë janë Pjerin Ndreu, Ilir Xhakolli, Rakip Suli, Nuri Belbaj dhe Flamur Golemi.

Për të dalë në fushatë zgjedhore, ata duhet të dorëzojnë mandatet e deputetëve dhe më pas të kandidojnë ligjërisht në garën për bashkitë përkatëse.

Dhe, ashtu siç ligji e përcakton vakancat e krijuara nga largimi i tyre do të duhet të mbushen në Kuvend me emra të rinj nga listat që PS ka shpalosur në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Kështu, sipas listës për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu pasohet në radhë nga Adriana Jaku. Jaku mban postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që nga tetori i 2017-s.

Ndërkohë në Pogradec, deputeti Ilir Xhakolli do të zëvendësohet nga Ardit Konomi, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të shërbimit spitalor në Korçë.

Kryetari i FRESSH pritet të marrë mandatin e Rakip Sulit në Tiranë.

Në qarkun e Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të kandidojë për bashkinë Përrenjas, do të zëvendësohet nga Florenc Spaho, i cili është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe nënsekretar organizativ për Elbasanin.

Ndërkohë që në radhët e PS flitet se edhe një tjetër deputet po bëhet gati të dorëzojë mandatin e deputetit për të kandiduar për kryetar Bashkie. Ai është Flamur Golemi në qarkun e Gjirokastrës.

5 deputete ps dorezimit drejt mandateve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.