Qarku i Durrësit është i madh, dhe betejën në zgjedhjet lokale Partia Socialiste do ta bëjë me kryetaren aktuale. Deputetja e PS-së në Durrës, Klodiana Spahiu, thotë se kandidatja do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila sipas saj ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët.
Kur do ta kemi kandidatin për Durrësin?
Klodiana Spahiu: Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh.
Kush është kandidati?
Klodiana Spahiu: Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako.
Është e konfirmuar?
Klodiana Spahiu: Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi krytarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët.