Socialistët kanë vendosur të riformatojnë strukturat e partisë nga organizatat e PS-së në fshatra e qytete. Ata e shohin këtë si kyci i suksesit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Deri në fillim të muajit mars Asambletë e PS-së në 61 bashkitë e vendit do të merren me riformatimin e OS-ve, bazuar në Statutin dhe detyrat e ngarkuara nga Asambleja Kombëtare. Vëmendja do të përqëndrohet te niveli arsimor i antarësisë, rritja e numrit të grave në çdo OS, shtimi i antarësisë në ato organizata ku ai nuk është në nivelin e kërkuar, etj. Socialistët edhe më parë kanë vendosur që cdo qender votimi të ketë të paktën një organizatë të PS-së, që të mos ketë 0S pa 10 antarë, mbi 30 % kërkohen shoqe, mbi 30 % kërkohen nën 30 vjec, cdo antar partie duhet të ketë në patronazh mbi 25 zgjedhës. Kryetarët e PS-së të bashkive, delegatët e Kongresit të PS-së, deputetët dhe drejtuesit politik janë urdhëruar të merren seriozisht me riformatimin e partisë në cdo qelizë të saj. Tirananews.al
Postime te ngjashme
Add A Comment