Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku i bëri apel sot të rinjve të votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit. Kjo duke theksuar se këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme, pasi për herë të parë që në 1912 kur është krijuar shteti shqiptar ne jemi në derë të Evropës.
Në takimin me të rinjtë elbasanas për prezantimin e skuadrës së re për Shqipërinë në BE, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Mazniku theksoi se energjia e të rinjve është shumë e madhe për PS-në dhe në garën që kanë.
”Ju të rinjtë keni mundësinë që të merrni pasaportën që të mos thotë thjesht Republika e Shqipërisë, por Bashkimi Evropian, Republika e Shqipërisë, të jeni të qytetarë të barabartë në Evropë. Për 44 ditë kemi zgjedhjet dhe thelbi është se ne nuk kemi thjesht një garë për zgjedhjet e radhës, ne kemi një garë për 100 vitet e ardhshme për drejtimin që do të marrë Shqipëria. Shqipëria do të ecë në drejtim të infrastrukturës për të qenë të barabartë me vendet e tjera të Evropës, që secili prej jush të shkojë në Evropë dhe të studiojë në universitetet evropiane. Të shkojmë drejt zhvillimit apo të kthehemi në rrugët e kënetës apo moçalishteve që janë rreth e rrotull kënetës. Besoj se asnjë nuk e do gjë gjë të tillë”,-tha Mazniku.
Nga ana tjetër, Mazniku tha se kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit kanë një moshë mestarë deri në 40 vjeç. ”Mosha mesatare e kandidatëve të PS-së në Shqipëri është 44 vjeç, prapë shumë e re për të qenë në politikë, ndërsa mosha mesatare e kandidatëve në Elbasan është 40 vjeç. Kemi një grup edhe më të ri, i përfaqësuar nga njerëz të arsimuar në Shqipëri, por edhe të arsimuar jashtë për të kontribuar në vend”, tha Mazniku.
Qarku Elbasan
Lista e mbyllur
Arbjan Mazniku
Bora Muzhaqi
Adi Qose
Evis Kushi
Ermal Elezi
Lista e hapur
Aulona Bylykbashi
Florenc Spaho
Desantila Tahiraj
Saimir Hasalla
Agron Gaxho
Shkëlqim Bullari
Ela Toçka
Olsi Komici
Ervina Meta
Geldon Fejzo
Luan Duzha
Arlind Kullolli
Sara Mila
Musa Coha